Japoni: Zbulohet një variant i ri i COVID-19

Botë | 6 vite më parë

Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi sot se në Tokio kanë mbërritur 4 persona nga Brazili të infektuar me një variant të ri të COVID-19.

“Të katër udhëtarët, të cilët zbarkuan në aeroportin “Haneda” të Tokios më 2 janar, nga Amazonas, Brazil, u testuan pozitivë pasi kaluan kohën e karantinës në aeroport”, tha Ministria.

“Varianti është i ndryshëm nga ato që janë përhapur tashmë në BM dhe Afrikën e Jugut”, tha Takaji Ëakita, kreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, sipas raportimeve të “Kyodo News”.

Instituti specifikoi se, aktualisht, nuk ka ende ndonjë provë se varianti i ri është më ngjitës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme