Japonia e para, Spanja e dyta, Gjermania kapitullon për herë

Një tjetër arritje e Japonisë, e cila përmbys 2-1 Spanjën dhe kualifikohet si e para e Grupit E në fazën e 16-shes të Botërorit 2022 ku gjen Kroacinë. Pjesa e parë njëkahëshe, ku “Furitë e Kuqe” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11-të me një goditje me kokë të Moratas dhe më pas menaxhuan rezultatin. Moriyasu aktivizon në interval Doan dhe Mitoma dhe përmbys ndeshjen në 3 minuta: i pari befason Unai Simon në minutën e 48-të, i dyti shërben asistin për prekjen fituese të Tanakës (51′). Goli u anulua në fillim për shkak se topi kros dukej se kishte kaluar vijën fundore, por më pas arbitri e konfirmoi me VAR. Për “Furitë e Kuqe” në 16-she është Maroku.
Një tjetër zhgënjim për Gjermaninë në Kupën e Botës. Për të dytën herë radhazi kombëtarja gjermane eliminohet në fazën e grupeve dhe këtë herë është diferenca e golave që dënon të besuarit e Flick. Fitorja 4-2 ndaj Kosta Rikës ishte e kotë, pasi në ndeshjen tjetër Japonia mundi Spanjën duke u kualifikuar kështu në vendin e parë, ndërsa Furitë e Kuqe me katër pikë shkojnë në 16-she për diferencën më të mire golash.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



