“Java Globale e Parasë”, ministrja Kushi apel të rinjve të punojnë dhe të fitojnë me ndershmëri

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave dhe Ministrisë së Arsimit, si shumë institucione të tjera organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre nëpërmjet kulturës financiare.
Për kreun e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko edukimi financiar zbut pabarazinë midis shtresave të shoqërisë.
Tashmë prej vitesh Ministria e Arsimit dhe Banka e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të ngushtë për organizimin e “Javës Globale Të Parasë”.
Në kuadër të nisjes së kësaj jave, Ministrja Evis Kushi u dha një mesazh nxënësve që t’i kushtojnë rëndësi punës dhe fitimeve me ndershmëri të parasë, duke shtuar se kur punon me ndershmëri fitimet mund të jenë më të ulëta, por janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme, prandaj nxënësit edukohen që të punojnë dhe të fitojnë me ndershmëri.
“Ka individë apo kompani që të etur nga dëshira për të patur përfitime të mëdha dhe të shpejta, gjejnë rrugë të pandershme, ndaj dhe mesazhi im për të rinjtë është që të punojnë dhe të fitojnë me ndershmëri, sepse të punosh me ndershmëri fitimet mund të jenë më të ulëta, por janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme,” – u shpreh ministrja.
Në ceremoni u shpendanë edhe çmime për punimet më të mira të realizuara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
Java e Parasë është një festë mbarëbotërore e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




