Java me mot të paqëndrueshëm, çfarë pritet deri ditën e premte

Karakteristikë për javën ku kemi hyrë do të jetë paqëndrueshmëria e motit në të gjithë Shqipërinë.
Reshjet e shiut do të jenë prezente nga veriu në jug deri ditën e premte, edhe pse me intensitet të ulët.
Deri ditën e mërkurë, shirat do të përqendrohen në pjesën lindore dhe jugore të vendit, si Kukësi, Peshkopia, Elbasani, Berati, Pogradeci, Vlora dhe Saranda.
Në zonat kodrinore malore pritet të ketë edhe shtrëngata të herëpashershme.
Qytetet në ultësirën perëndimore dhe Tirana nuk do të kenë reshje gjatë këtij harku ditor, ndërsa në kryeqytet masat ajrore të lagështa parashikohet të qarkullojnë ditën e enjte.
Temperaturat do të vijnë duke u rritur, me një minimale prej 11 gradë Celsius në Bajram Curri dhe maksimale javore prej 35 gradë Celsius në Tiranë e Durrës gjatë ditës së premte.
Në bregdet, shpejtësia e erës deri 11 m/s do të krijojë valëzim në dete të forcës 1–2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




