Jeffrey: Marrëdhëniet turko-amerikane do të përmirësohen shpejt

Botë | 6 vite më parë

Ish-ambasadori i SHBA-së në Ankara, James Jeffrey tha se ndonëse marrëdhëniet Turqi-SHBA nuk janë “shumë të mira” për momentin, për gjashtë muaj ato do të duhet të përmirësohen.

“Të dy vendet do të mbajnë lidhje të gjera”, tha Jeffrey duke shtuar se “tani për tani marrëdhëniet nuk janë shumë të ngushta. Unë do të thoja, le t’i shohim këto marrëdhënie për gjashtë muaj, jam i sigurt se do të jetë më të mira”.

Jeffrey, i cili shërbeu si ambasador në Turqi në vitet 2008-2010 dhe së fundmi si i dërguar i SHBA-së në Siri, tha se megjithëse presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk kanë folur që kur Biden mori detyrën këtë janar edhe pse të dy e njohin njëri-tjetrin shumë mirë nga kontaktet gjatë administratës Obama.

Jeffrey theksoi se këto janë marrëdhënie të rëndësishme dhe nuk duhet të ndalen së qeni të tilla./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme