“Jetë Shqiptare”- Meminaj: Shtohet numri i grabitjeve në dhjetor, Kodi Penal parashikon deri në 5 vjet burg

Sociale | 3 vite më parë

Sa më shumë afrohen festat aq më shumë rritet numri i ngjarjeve kriminale. Mbrëmjen e së shtunës disa persona tentuan të grabisnin një banesë në fshatin Prush të Tiranës. Për të folur mbi këtë temë në emisionin “Jetë Shqiptare” ishte i ftuar në studio avokat Bledar Meminaj.

Për avokatin Bledar Meminaj kodi penal është mjaftueshëm i rëndë gjithashtu ai theksoi se parandalimi nuk mund të bëhet duke rritur dënimin por nevojitet survejanca e parandalimit.

“Kodi i drejtësisë penale për të mitur është ka në thelb arsimimin, rehabilitimin, kujdestarinë e prindit që duhet të marrë përsipër kryerjen e veprës dhe një psikolog që të ndjeke të gjithë trajtimin që nga kryerja e veprës mirëpo këto nuk funksionojnë sepse prindi është i zënë për te sjelle të ardhura në familje, nuk funksionon sepse SPZ-ja thotë nën zë kur nuk merret prindi pse duhet të merrem unë, psikologu nuk i kanë mundësi të ndjekin të gjitha rastet.

Ligji penal është i forte dhe për vjedhje të thjeshtë është deri në 3 vjet, në bashkëpunim është deri në 5 vjet dhe kur ka vlera të mëdha është deri në 10 vjet burg, vjedhja me armë është edhe më i rëndë. Nuk mund të parandalojmë duke rritur dënimin por duhet të kemi survejancën e parandalimit”, tha avokat Bledar Meminaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme