Joao Felix dhe Morata nderojnë Atleticon, 2-0 kundër Elche

Spanjë | 4 vite më parë

Fitore për Atletico Madridin, që fillimisht vuan ndaj një Elche të organizuar, më pas rimerr sigurinë dhe rregullon rezultatin në 2-0. Ëanda Metropolitano rikthehet për të brohoritur pas 82 ditësh agjërim. Ishte në fakt më 8 tetor kur Colchoneros fituan për herë të fundit në shtëpi (2-1 kundër Girona). Një fillim i ngadaltë për njerëzit e Diego Simeone, të cilët nuk gjejnë hapësirë.

Pika e parë e kthesës së ndeshjes vjen në fund të pjesës së parë, kur gjyqtari Guillermo Cuadra rishqyrton gabimin e Gonzalo Verdu në VAR, karton I kuq direct dhe Elche mbetet në 10. Epërsia numerike e Atletico-s, megjithatë, nuk zgjat shumë, duke qenë se Mario Hermoso arrin të ndëshkohet dy herë me karton të verdhë. Me krijimin e hapësirave del në pah teknika e vendasve, të cilët kalojnë në avantazh në minutën e 56-të me një goditje me kokë të Joao Felix-it pas asistimit të Griezmann-it.

Dyfishimi i rezultatit është  vepër e një Morata të frymëzuar, 2-0. Më pas Elche e mbyllet në nëntë me kartonin e verdhë të dyfishtë për Domingos Quina. Me këto tri pikë themelore, Atletico Madrid ngjitet në 27 pikë dhe gëzon, të paktën për momentin, vendin e tretë me +1 nga Real Sociedad.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme