Johnson: Rikthehet bllokimi i plotë në të gjithë Anglinë

Botë | 6 vite më parë

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot në mbrëmje rikthimin e bllokimit të plotë në të gjithë Anglinë, ndërsa  BM po përballet me rritjen e numrit të infektimeve me variantin e ri të COVID-19, i vlerësuar nga ekspertët si më ngjitës.

“Ky izolim i ri, po aq i rreptë, sa ai i vendosur në pranverë, parashikon mbylljen e shkollave dhe duhet të zgjasë, nëse e lejojnë kushtet, deri në mes të shkurtit”, tha ai në një adresim televiziv.

“Bllokimi i ri do të bëhet ligj që në orët e para të së mërkurës, por banorët duhet t’i ndjekin rregullat e reja nga tani”, shtoi Johnson.

Banorët tani lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për të blerë gjëra të domosdoshme, për stërvitje fizike, arsye mjekësore dhe nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme