Jorgo Pulla zbulon horoskopin: Java e ndryshimeve të mëdha për 12 shenjat
Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit në emisionin Mirëmëngjes Shqipëri, duke paralajmëruar një javë me ndryshime të mëdha, mundësi në karrierë dhe zhvillime pozitive në jetën sentimentale për shumë shenja të zodiakut.
Dashi
Për të lindurit e kësaj shenje pritet një periudhë shumë pozitive, sidomos në punë, karrierë dhe çështje familjare. Sipas Jorgo Pullës, hapen mundësi të rëndësishme që nuk janë parë prej vitesh, ndërsa zgjidhen edhe disa probleme ligjore apo çështje që lidhen me pasuri të paluajtshme. Në dashuri favorizohen lidhjet afatgjata, veçanërisht me Peshore dhe Gaforre.
Demi
Demët hyjnë në një nga periudhat më të favorshme të vitit. Parashikohen zhvillime të rëndësishme në biznes, udhëtime dhe rritje profesionale. Mund të rikthehet edhe një ofertë pune e humbur më parë. Në planin sentimental, zgjidhen mosmarrëveshje të vjetra dhe favorizohen lidhjet me Bricjapin dhe Ujorin.
Binjakët
Binjakët do të kenë fat në punë, ekonomi dhe në nisjen e projekteve të reja. Astrologu thekson se kjo është koha ideale për vendime të rëndësishme dhe stabilitet financiar. Në dashuri priten zhvillime pozitive, sidomos për beqarët, ndërsa lidhjet me Ujorin dhe Luanin konsiderohen mjaft të favorshme.
Gaforrja
Për Gaforret nis një periudhë çlirimi nga problemet financiare dhe pengesat e së shkuarës. Një telefonatë apo lajm i rëndësishëm do të sjellë gëzim në familje. Çështjet që lidhen me pronat dhe dokumentacionin marrin zgjidhje. Në dashuri favorizohen lidhjet me Peshkun dhe Virgjëreshën.
Luani
Luanët pritet të përjetojnë një periudhë shumë të fortë në karrierë dhe dokumentacione, sidomos për ata që jetojnë jashtë vendit. Parashikohen ndryshime të rëndësishme profesionale dhe zgjidhje problemesh të mbetura pezull. Në jetën sentimentale rikthehet qetësia, ndërsa një lidhje serioze mund të çojë drejt martesës.
Virgjëresha
Virgjëreshat do të kenë mundësi të mëdha në punë, sidomos ata që mbajnë role drejtuese apo punojnë në institucione të rëndësishme. Parashikohen ngritje në detyrë dhe përmirësime financiare. Në dashuri, lidhjet me Peshkun, Binjakët dhe Shigjetarin konsiderohen mjaft harmonike.
Peshorja
Peshoret lënë pas pengesat dhe hyjnë në një fazë të re pozitive në karrierë dhe ekonomi. Çështjet e pazgjidhura në institucione apo probleme financiare marrin drejtim pozitiv. Në marrëdhënie kërkohet më shumë kujdes dhe komunikim, duke shmangur debatet me persona të tretë.
Akrepi
Akrepët do të kenë sukses në biznes dhe karrierë, ndërsa zgjidhen probleme ligjore apo profesionale që i kanë shqetësuar prej kohësh. Kjo periudhë konsiderohet shumë e favorshme për investime dhe nisje të reja. Në dashuri favorizohen lidhjet me Demin dhe Luanin.
Shigjetari
Shigjetarët futen në një javë vendimtare, ku duhet të mbyllin çështje të rëndësishme dhe të fokusohen tek vetja. Parashikohen oferta të reja pune, stabilitet në karrierë dhe përmirësime në jetën sentimentale. Lidhjet me Gaforren, Peshkun dhe Virgjëreshën rezultojnë më të favorshmet.
Bricjapi
Për Bricjapët priten zhvillime të mëdha në punë, studime dhe jetën familjare. Një çështje e mbetur pezull prej kohësh merr zgjidhje, ndërsa java sjell lajme pozitive dhe stabilitet emocional. Favorizohen fejesat, martesat dhe bashkimet familjare.
Ujori
Ujorët do të kenë ndikime shumë të mira në biznes dhe karrierë. Sipas astrologut, një problem ligjor apo profesional i nisur muaj më parë do të marrë zgjidhje. Në dashuri favorizohen lidhjet me Shigjetarin dhe Ujorin.
Peshqit
Peshqit hyjnë në një periudhë shumë pozitive për zgjidhjen e konflikteve të vjetra dhe nisjen e planeve të reja. Në punë dhe karrierë priten zhvillime të rëndësishme, ndërsa në dashuri favorizohen lidhjet me Virgjëreshën, Akrepin dhe Demin. Astrologu këshillon kujdes ndaj ekzagjerimeve dhe vendimeve impulsive gjatë kësaj jave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





