Jorgo Pulla zbulon surprizat e ditës për çdo shenjë të zodiakut

Astrologu Jorgo Pulla në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ka bërë parashikimin e 12 shenjave të zodiakut për ditën e sotme.
Dashi:
Ju të shenjës së Dashit keni ndikime shumë të mira përsa i përket ditës së sotme. Ka gjëra që janë shumë pozitive për të bërë një blerje. Po është e mundur, është e realizueshme. Në takime dhe bisedime të rëndësishme që do keni tani e tutje nuk ka vend për t’u shqetësuar.
Do keni ndryshime mjaft të mëdha në financa. Është koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme në fushën e dashurisë, edhe pse keni pasur disa probleme të vogla. Një udhëtim ose një bisedë që mund të bëni për bashkim familjar, duhet të dini se është një mundësi shumë e mirë. Përgatituni se keni dhe një gëzim shumë të madh.
Demi:
Përgatituni për shumë gjëra miqtë e mi duke filluar nga dita e sotme sepse disa ndikime planetare ju ndihmojnë jashtë mase për të bërë zgjedhjen e duhur në ekonomi, në stabilizime, në ndryshime të mëdha. Mundësi të arta po ju vijnë. Është një moment mjaft i mirë dhe superior sepse lidhja që bëni ju ose koha e duhur për nisma të reja është sot. Një udhëtim i papritur mund të ndodhi për arsye dokumentacioni, por kjo është në favorin tuaj.
Binjakët
Binjakë të dashur, nëse keni pasur probleme ose keni pasur gjëra që nuk janë zgjidhur akoma për arsye të punës, dijeni se tashmë i keni të gjitha mundësitë e arta. Të gjitha problemet do të marrin zgjidhje.
Do keni dy gjëra kryesore nga sot e tutje. Duket se tani është një moment mjaft i mirë ku do të merrni një punë të dytë.
Gaforrja:
Gaforret që janë në marrëdhënie me një punë shumë të rëndësishme, kanë kohën e përshtatshme për ndryshime dhe vendime. Do të zhvilloni takime dhe do të bëni bisedime, për të arritur qëllimin tuaj dhe për të kapur mundësi të arta.
Edhe pse jeni në dilemë se çfarë do të bëni tani e tutje, unë ju them dilemat lini më një anë dhe merrni në dorë “stabilizimin”.
Luani:
Për luanët të cilët kanë gjëra të lëna pezull, do të vijë momenti i zgjidhjes së problematikave.
Në lidhje me ekonominë dhe karrierën, përqafoni ndryshimet e mëdha që po vijnë në jetën tuaj.
Për personat që kanë problematika në lidhje me biznesin, me shitje apo blerje të pasurive të paluajtshme, duhet të dinë se mundësia e tyre është tani. Duhet të kapin momentin.
Do të jenë tre ditë vendimtare këto për shenjën e Luanit prandaj qëndroni në gatishmëri.
Virgjëresha:
Për të lindurit e kësaj shenje, datat 12-17 do të jenë vendimtare në çështjet e financave. Për ata të cilët do të duan të bëjnë blerje, është momenti më i duhur, prandaj mos hezitoni.
Do të keni vlerësime në karrierë, pasi do të shihen të gjitha punët e mira që ju keni bërë.
Kjo është një shenjë e cila nuk humbet kurrë, por vetëm fiton.
Lidhjet me paratë janë disi problematike, por në këtë 15-ditësh të dytë, gjithçka do të shkojë në vendin e duhur.
Peshorja:
Të lindurit e kësaj shenje do të marrin sot një lajm të mirë. Një ofertë shumë e rëndësishme do të trokasë për ju. Peshorja lidhet me ekonominë, lidhet me stabilizimin, lidhet me ndryshimin, lidhet me mundësi të arta. Një ofertë shumë të rëndësishme do e merrni sot. Do të merrni një ofertë shumë të rëndësishme.
Ndryshim i madh po vjen në ekonomi. Kapni mundësinë.
Akrepi:
Akrep të dashur, nëse keni pasur probleme ligjore, çështje të pazgjidhura, probleme nga persona të tretë, po vjen një moment tani që do t’i zgjidhni gjërat ashtu siç dëshironi ju.
Është periudha juaj më e mirë e mundshme për të bërë zgjedhjen e duhur në lidhje me takime pune.
Një pasuri e paluajtshme me probleme dokumentacioni duket se do të marrë zgjidhje në 10-ditëshin e tretë të muajit.
Prandaj i keni mundësitë dhe është një nga momentet më kyçe të jetës suaj, sepse është ajo çka doni të realizoni.
Shigjetari:
Duket se për shenjat e zjarrit, dhe veçanërisht për Shigjetarin, kjo ditë sjell përfitime dhe ndryshime të mëdha. Një moment shumë pozitiv po afron. Nëse aktualisht jeni duke punuar në një fushë që nuk është e lidhur drejtpërdrejt me profesionin tuaj, kryesisht për arsye ekonomike, tani vjen mundësia dhe hapësira për t’u rikthyer tek ajo që keni studiuar dhe që ju përfaqëson më mirë profesionalisht.
Kjo është një nga periudhat më të arta për të vepruar. Nëse e shfrytëzoni siç duhet, do të vini re ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj.
Shigjetarët shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes për çështje që lidhen me punën, karrierën, ndryshimet dhe edhe përfitime financiare që kanë mbetur pezull. Tani është momenti kur gjërat nisin të stabilizohen.
Keni kohën dhe mundësinë e duhur për të bërë hapa të rëndësishëm, sidomos në aspektin profesional. Nëse po prisni për zhvillime të tjera, përgatituni sepse ky është momenti ideal për të avancuar në karrierë dhe në punë. Edhe në aspektin shpirtëror, priten zhvillime që do t’ju ndihmojnë të gjeni më shumë qetësi dhe balancë.
Bricjapi:
Për sa i përket Bricjapit, kjo periudhë duket si një moment zgjidhjeje dhe çlirimi nga një ngërç i madh, sidomos në aspektin ekonomik. Problemet financiare që kanë qenë shqetësuese fillojnë të marrin drejtim pozitiv dhe hapen mundësi të mira për të përmirësuar situatën. Është një kohë shumë e favorshme për të marrë vendime të rëndësishme dhe për të arritur qëllimet, por kërkohet kujdes i veçantë në çështjet administrative dhe sidomos në kontrata, të cilat duhen parë me vëmendje. Nga ana tjetër, kjo periudhë mund t’ju ndihmojë të krijoni emër dhe stabilitet në punën tuaj, ndërsa në dashuri shfaqen ndikime pozitive, veçanërisht në fillim të periudhës.
Ujori:
Ujorët, nga ana e tyre, ndodhen në një fazë reflektimi dhe pjekurie, ku çdo hap merret me mendim dhe analizë. Pas disa padrejtësive që mund të kenë përjetuar në vitet e fundit në punë, sidomos në lidhje me angazhimet dhe vlerësimin, tani vjen momenti për të marrë atë që meritojnë. Ka një ndjesi që gjërat po vendosen në vendin e duhur dhe se mundësitë për sukses janë reale. Gjithashtu, pritet një gëzim në familje, që mund të lidhet me një fëmijë apo një çështje dokumentesh jashtë vendit. Edhe në aspektin emocional, kjo është një periudhë e mirë për të bërë zgjedhje të rëndësishme dhe për të ecur përpara me siguri.
Peshqit:
Ndërsa për Peshqit, kjo periudhë është vazhdim i një fillimi të mbarë të vitit, ku ambiciet janë vendosur lart dhe rruga drejt realizimit të tyre po bëhet më e qartë. Do të kenë mundësi të rëndësishme në punë ose në biznes, por duhet të kenë kujdes nga lodhja e tepërt dhe stresi, pasi mund t’i pengojë në arritjen e rezultateve. Një tjetër sfidë për ta mbetet ndikimi nga fjalët negative, të cilat shpesh i marrin më seriozisht sesa duhet. Megjithatë, kjo periudhë është shumë e favorshme dhe premton zhvillim deri në muajt e vjeshtës, ndaj është e rëndësishme të fokusohen tek e ardhmja dhe të mos ndalen tek gjërat e vogla. Edhe në dashuri, shfaqen mundësi të mira për lidhje dhe harmoni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





