Joshua-Fury, arrihet marrëveshja e shumëpritur

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Anthony Joshua ka arritur një marrëveshje me Tyson Fury për dy ndeshje, sipas promotorit Eddie Hearn. Kampionët britanikë kanë zhvilluar negociata për një përballje për titullin e kampionit të botës të peshave të rënda dhe tani duket se kanë arritur marrëveshjen për dy super ndeshje. “Kemi bërë një progres të madh”, ka thënë promotori i Joshua-s, Eddie Hearn për Sky Sport. “Ka vetëm disa pengesa të vogla për të kaluar. Po punojmë për të përcaktuar vendin dhe datat”. “Ne kemi ndeshjen e detyrueshme me Dillian Whyte, që do të zhvillohet përpara. Mund të thuhet se Joshua dhe Fury kanë arritur një marrëveshje për termat financiar”. “Do të jetë ndeshja më e madhe në historinë e boksit britanik. Dy boksierë shumë të ndryshëm, që kanë stile të ndryshëm, që kanë patur eksperienca të ndryshme dhe që janë rimëkëmbur pas vështirësive”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme