Joshua rrezikon gjerdanin, WBO gati t’i heqë titullin kampion

Boksieri britanik Anthony Joshua rrezikon të humbasë titullin kampion bote në kategorinë WBO dhe shkak për këtë do të jetë ukrainasi Oleksandr Usyk. Ky i fundit, i mandatuar nga World Boxing Organization (WBO) të duelojë për titull, nuk ka ndërmend të hapë krahun.
Për këtë arsye, Usyk i ka kërkuar WBO-së të duelojë me çdo kusht për titullin e këtij Divizioni ndaj Joshua ose britaniku ta nxjerrë vakant këtë gjerdan. Joshua ka të tjera plane, të duelojë fillimisht ndaj Kubrat Pulev, i mandatuar nga IBF (titull tjetër që mbahet nga britaniku) e më pas ndaj Tyson Fury.
“Nuk më interesojnë planet e Joshua, por planet e mia. WBO nuk duhet të rrijë duarkryq dhe unë nuk pres më. Joshua le të nxjerrë vakant titullin ose WBO t’ia heqë atë dhe t’u japë mundësi të tjerëve të duelojnë”, tha Usyk.
Nëse WBO vendos t’i heqë titullin Joshua, atëherë për titullin e këtij Divizioni në peshën e rëndë do të duelojnë Usyk dhe Joseph Parker, që renditen në vendet 2-3 të kësaj peshe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




