Junajtid tërbon rivalet duke u rekrutuar drejtorët

Angli | 3 vite më parë

Me hyrjen e Sër Xhim Ratklif në krye të shoqërisë së Mançester Junajtidit, klubi në fjalë ka nisur një fushatë të mirëfilltë rekrutimesh sa i përket burimeve njerëzore.

Ajo çfarë ka ndodhur deri më tani ka tërbuar shumë skuadra rivale të Junajtid pasi sjellja e Sër Ratklif ka qenë arrogante. Numri një i ardhshëm i klubit të “Old Trafford” ka kontaktuar disa drejtorë, të cilët punpjnë klubet rivale.

Deri më tani Junajtid ka arritur që të sigurojë firmën e Omar Berrada (braktisi Sitin për tu bërë shefi i ekzekutivit i Junajtid).

Profili i lartë i radhës i vendosur në shënjestër është Dan Ashuorth. Ky i fundit po mundohet që të largohet nga Njukasëlli pasi i kanë premtuar një pozicion drejtuesi në Mançester.  

Më i fundit në këtë listë emrash të njohur drejtuesish është drejtori i Sauthamptonit, Xheson Uilkoks.

Sipas “The Sun” Njukasëlli dhe Sauthanptoni janë bezdisur tej mase nga sjellja arrogante e Junajtid. “Djajtë e kuq” kanë pranuar që t’i paguajnë Sauthamptonit 12 muajt e pagës në formë kompensimi, por klubi për momentin nuk ka pranuar dhe pret një tjetër akord.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme