Kafaz i vendosur në plazh, Dana White zbulon “ishullin e luftimeve”

Presidenti i UFC-së, Dana White, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se si do të jetë “Fight Island” (Ishulli i Luftimeve), ku do të zhvillohen eventet e radhës në artet marciale mikse. Një kafaz i vendosur në plazh ndërkohë që djelli po perëndon ka mahnitur të gjithë, pasi pamja është vërtet magjepsëse.
“Fight Island” do të debutojë më 11 korrik, në eventin UFC-251 që organizohet në Abu Dhabi, ku do të zhvillohen 3 duele për titull. Edhe pse Dana White e ka patur që në prill idenë e këtij ishulli të izuluar nga bota, për shkak të koronavirus, ai u bë realitet vetëm këtë muaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




