Kalaja: Açka nuk duhej marrë me të mira meqë është grua

Politikë | 3 vite më parë

Adriana Kalaja, në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se deputetja Açka nuk duhej marrë me të mira në Komisionin Parlamentar të Medias.

Sipas saj, reagimet për Açkën janë qesharake.

“Ishte debat politik. Nuk kishte dhunë psikologjike as fizike. Në politikë kush merr përsipër për të bërë politikë, bën politikë në të gjitha format si bojkoti i seancave etj. Ky grupi në minorancë nuk pranon të bashkohet me shumicën e PD-së. Nuk duhet të provokojë. Aty nuk je deputete që të marrin me të mira meqë je grua. Ajo që merr mandatin është për tu shërbyer atyre që ia kanë dhënë. Është diskriminuese madje dhe pjesa e 30%. Ajo duhet të sfidojë burrin. Skena viktimizuese dhe foshnjore gjoja u dhunua shkrimtarja. Le të merret me letërsi. Ajo provokon në dëm të demokratëve.”, tha Kalaja.

/rtsh.al/

  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme