Kalaja: Basha, 3 vjet në opozitë, s’ka bërë një protestë

Opozita ka paralajmëruar protestë më 20 shkurt, e teksa bashkohen Rithemelimi dhe grupi i Gazment Bardhit, ajo pjesë e PD-së që mbështet Lulzim Bashën do të mungojë.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, gazetari Aulon Kalaja tha se pretendimet që mund të dalin nga Basha se ata “nuk u ftuan” janë “qesharake”, teksa theksoi se ai ka 3 vjet që nuk bën një protestë.
“Protesta e nesërme është një akt i rikthimit të opozitës sepse u bënë disa muaj që PD është jashtë loje duke u marrë vetëm me çështje të brendshme dhe nesër PD i kthehet një lloji serioziteti që duhej të kishte që ka filluar që më 7 korrik 2022 dhe vazhdoi me protestë e nëntorit, protesta shumë e vogël ku u godit edhe zoti Berisha me grusht dhe një protestë në mars. Pra 4 protesta dhe kemi 1 vit që nuk është organizuar asnjë protestë nga PD. Rikthimi më 20 shkurt është simbolik dhe domethënës, por unë do shoh se çfarë do të ndodhë pas 20 shkurtit.
Të marrësh pjesë në protestë me ftesë është qesharake, protesta është vokacion, ose i bashkohesh kauzës, në rast se ka. Unë gjykoj se ka kauzë sepse shpopullimi është kauza kryesore, por varet sa do ngrihet kjo nesër. Nëse ka pretendime ‘pse s’na ftuan’, vetë zoti Basha mund të organizojë një protestë dhe të ftojë zotin Berisha në një protestë. Lulzim Basha ka 3 vjet që s’ka organizuar asnjë protestë në Shqipëri. Unë jam shumë dakord për alternativën që një parti të tregojnë se çfarë Kodi Zgjedhor do, por të bësh 3 vjet opozitës dhe të bësh vetëm një komision hetimor parlamentar për të bindur Ramën që i ka vjedhur zgjedhjet, që është një komision i dështuar, dhe mos të organizosh 3 vjet një protestë është shumë e rëndë”, u shpreh Kalaja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




