Kalaja-Kullurit: Je zvarranik! Kulluri: Merr ksanaks, shko pushto Ambasadën Amerikane!

Momente tensioni u shënuan në emisionin 3D me teme “Mosbindja nuk njeh gjini”.
Juristja e PD Adrian Kalaja dhe Edvin Kulluri shkëmbyen replika të ashpra mes tyre ndërsa ju referuan pozicioneve të tyre në grupimet e PD.
Zonja Kalaja e rreshtuar në grupimin e Rithemelimit të zotit Berisha tha se ” Kam një kryetar partie që e respektoj për gjithë kontributin që ka dhënë për demokracinë shqiptare”.
Me një fjalor të ashpër dhe fyes ajo ju drejtua zotit Kulluri duke i thënë se kishte punuar vetëm për interesat e tij personale.
Po me të njëjtën monedhë ju përgjigj edhe zoti Kulluri ndërsa i kërkoi zonjës Kalaja që të qetësohej. “Merr ksanaks, shko pushto Ambasadën Amerikane!” i kujtoi ai një konflikt të vjetër zonjës Kalaja.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




