Kalojnë afatet, fati i basketbollit dhe volejbollit në udhëkryq

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Sezoni 2019-2020 në sportet e basketbollit dhe volejbollit në Shqipëri është ndërprerë që në mars për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe ende nuk ka rinisur. Të dyja Federatat janë shprehur se duan ta përfundojnë sezonin në parket, për të shpallur aty kampionët kombëtarë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Disa herë Ministria e Shëndetësisë ka thënë se këto sporte mund të mos rinisin për shkak të koronavirus, por këto dy komunitete presin. Ndërkohë që FSHV dhe FSHB kanë vendosur edhe disa limite apo afate, që tashmë janë tejkaluar. Skuadrat kanë rinisur stërvitjen dhe presin, por deri kur?

Basketbolli kishte planifikuar që kampionati të riniste më 13-14 qershor me femrat në Vlorë dhe 21 qershor me meshkujt në Tiranë. Por asgjë konkrete edhe pse kanë kaluar disa ditë. Federata ende nuk ka vendosur çdo të bëjë, por gjasat janë që ky sezon të mbyllet pa fitues. Disa ekipe kanë kërkuar mbylljen edhe për shkak të problemeve financiare.

Volejbolli pat lënë si limit datën 23 qershor për të vendosur për fatin e këtij sezoni (vendosi Asambleja), duke shpresuar se deri më atë datë të jepej “OK” për rifillimin e ndeshjeve. Por edhe në këtë datë nuk pati asnjë sinjal pozitiv nga “lart” dhe tashmë pritet që të merret vendimi i trishtë për ta mbyllur kampionatin pa kampionë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme