“Kam luajtur i dehur dhe fitova ndaj Nadal në një ndeshje Masters”

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenisti australian Nick Kyrgios ka luajtur dhe ka fituar një ndeshje ndaj Rafael Nadal në gjendje të dehur. Lajmin e konfirmoi vetë Kyrgios, gjatë një interviste në emisionin televiziv të Elliot Loney, personin me të cilin ka pirë natën para ndeshjes. Ata kanë kujtuar një episod gjatë një ndeshje të turneut Masters të Sinsinatit, në vitin 2017.

“Një natë para ndeshjes kemi festuar të dy bashkë deri vonë, duke pirë. Jemi argëtuar. Para se të niste ndeshja me Nadal e dija se më duhej të shërbeja mirë për të luajtur në mënyrë agresive. Vetëm kështu mund ta fitoja atë ndeshje. Unë mezi lëvizja në fushë, pasi isha ende i dehur”, kujton Kyrgios.

Elliot Loney, që ka qenë me Kyrgios atë natë, konfirmoi ngjarjen: “Jo vetëm që e dominove atë ndeshje ndaj njërit prej tenistëve më të mirë në botë, por një natë më parë ishe duke festuar me mua deri vonë. Jam habitur kur të kam parë të luash në atë mënyrë dhe atë nivel, pas një nate jashtë dhe i dehur”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme