Kampion në sport dhe biznes, historia e fierakut që nga pasioni për mundjen sot tek lulet

Sociale | 4 vite më parë

Dikur kampion i mundjes në Shqipëri sot zhvillon aktivitetin në rritjen e luleve dhe fidanëve. Jorgji Bare, 62-vjec mbart një histori suksesi jo vetëm si sportist i talentuar në mundje, por edhe në biznesin e në tregtimin e luleve dhe fidanëve.

Në rrëfimin e historisë së tij, Jorgji e përshkruan me nostalgji periudhën e rinisë dhe pasionin për sportin e mundjes.

Në karrierën sportive, Jorgji kujton fillesat e tij në sport në vitet 1975 dhe më pas do vinte viti 1982 që Jorgji Bare do të shpallej kampion kombëtar.

Aktiviteti sportiv i Jorgji Bares do te vijonte deri ne vitin 1990 dhe me rënien e sistemit edhe ai do të emigronte në Greqi për pak kohë. Rastësisht nisi edhe aktivitetin e tregtimit të luleve dhe fidanëve të agrumeve, ullinjve dhe vreshtarisë.

Fillimisht, ky aktivitet nisi me një sasi lulesh dhe fidanësh ndërsa me kalimin e viteve ky aktivitet u rrit duke arritur të kalonte edhe kufijtë e vendit.

‘Sot ne arrijme të kemi prodhime dhe importe me Italinë, Holandën, dhe gjithë tregun vendas sipas kerkesave ka thënë” Jorgji.

Jorgji ka treguar se ky aktivitet është kthyer në biznes familjar me disa dhjetëra të punësuar.

Sot këtë aktivitet, Jorgji ja ka trashëguar fëmijëve të tij por megjithatë ai asnjëherë nuk shkëputet nga pasioni për lulet dhe gjelbërimin.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme