Kampionat në kushte ekstreme, ja masat anti-Covid 19 që po merr

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Më 31 korrik do të rinisë sezoni 2019-2020 i NBA-së, i ndalur në mes që prej mesit të marsit për shkak të koronavirus. NBA është duke hartuar masat anti-Covid 19 që do të aplikohen gjatë periudhës që 22 skuadrat do të grumbullohen në Orlando.

Një nga masat kryesore do të jetë numri i personave që do të lejohen në këtë kampus. Sipas ESPN, në kampusin e “Walt Disney World” do të jenë vetëm 1600 persona gjatë periudhës së ndeshjeve.

Çdo lojtar mund të ketë me vete maksimumi 3 familjarë. Ata do të lejohen të vijnë në kampus vetëm pas përfundimit të sezonit të rregullt.

Gjithashtu, të gjithë ata që do të largohen nga Orlando pas përfundimit të ndeshjeve do të kryejnë 2 teste anti-Covid, të cilat duhet të dalin negative. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të lënë qytetin dhe rikthehen në shtëpitë e tyre.

Pasi të rikthehen në shtëpitë e tyre, lojtarët do të qëndrojnë 10 ditë në karantinë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme