Kampionati rinis me mungesa, operohet në shpatull ylli i NBA-së

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Skuadra e San Antonio Spurs nuk do të ketë në dispozicion kur të rinisin ndeshjet e sezonit 2019-2020 basketbollistin LaMarcus Aldridge.

Ylli i Spurs është operuar në shpatull dhe, për pasojë, nuk mund të luajë më këtë sezon. Sipas stafit mjekësaor të ekipit teksan, Aldridge do të qëndrojë pushim për disa muaj.

Mungesa e Aldridge komplikon mjaft planet e skuadrës së San Antonio edhe pse këtë sezon nuk kishte shumë shanse për titull.

NBA do të rinisë sezonin 2019-2020 të lënë në mes më 11 mars më datën 31 korrik në Orlando, me pjesëmarrjen e 22 skuadrave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme