Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit, Balla: U zbulua në koordinim me policinë ushtarake

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur mbi megaoperacionin e policisë që zbuloi parcelën me kanabis në zonën e pyllëzuar të repartit ushtarak në Zall Herr në Tiranë. Ai tha se rezultati vjen nga një punë e koordinuar mes policisë së shtetit dhe policisë ushtarake, duke paralajmëruar vijimësi të operacionit.

Ishte droni i policisë që kontrollon sipërfaqet e mbjella me kanabis, që identifikoi sipërfaqen e mbjellë në territorin e repartit. Sipas burimeve të policisë, 125 bimët  ishin mbjellë rreth 2 muaj më parë dhe kishin arritur një lartësi mbi 50 cm. Policia arrestoi në flagrancë 3 punonjës të repartit ushtarak nën akuzën shpërdorim detyre, ndërsa po hetohen në gjendje të lire 4 ushtarakë, mes tyre Komandant  i Repartit dhe  zv/komandanti i togës dhe specialisti dhe magazinieri i repartit.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme