Kanceri i gjirit po prek dhe moshat e reja

Sociale | 6 vite më parë

700 – 800 raste të reja regjistrohen çdo vit në vendin tonë  me kancer në gji. Por ajo që po shqetëson më shumë mjekët është se kjo sëmundje po prek edhe moshat e reja. Sipas mjekes onkloge spitalin onkologjik në QSUT Alketa Pera sëmundja po prek dhe vajzat e gratë nën moshën 30 vjeç.

Në kushtet e pandemisë sëmundja behet edhe më e vështirë për tu mbajtur nën kontroll. Frika nga infektimi me COVID sipas mjekes jo rrallë herë ka shtyrë në kohë rikontrollet por stafi i mjekëve ka mbajtur kontakte telefonike me pacientët për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin në banesë.

Sipas mjekes Pera pavarësisht kushteve të pandemisë diagnostikimi i kësaj sëmundje nuk ka pësuar vonesa. Por pavarësisht fushatave të forta ndërgjegjësuese dhe aksesit më lartë për të kryer një kontroll të gjirit në kabinetet e mamografisë, përsëri disa gra dhe vajza diagnostikohen në stade të avancuara të sëmundjes dhe kjo për shkak të neglizhimit të kontrolleve periodike.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme