Kanceri, vonesa në diagnostikim i kushtoi, Elona Spahiu: Më ndihmoi meditimi dhe forca brenda vetes

Ndonëse e rregullt në kontrollet e saj rutinë, Elona Spahiu e kapi kancerin pasi i kishte kaluar në gradë të dytë, duke i kushtuar jo pak.
Në një intervistë për RTSH ajo rrëfen rrugën e mundimshme të rehabilitmit ku meditimi u bë arma e saj më e fuqishme ndërsa apelon për vëmendje të palodhur ndaj trupit.
Ishte viti 2017 kur në një nga eko-rutinë që Elona Spahiu kreu për gjirin mori sinjalin e parë së diçka nuk shkonte, por sipas mjekëve nuk duhet të shqetësohej.
E përqendruar tek planet që kish bërë për t’u larguar jashtë vendit, në trupin e saj filloi transformimi. Papërgjegjshmëria e mjekut në interpretimin e rezonancës i kushtoi. Kanceri kishte kaluar në fazë të dytë, dhe kishte lëshuar edhe dy limpfonudole nën sqetull.
Elona i është mirënjohëse përjetë mjekëve që e kanë ndjekur në spitalin onkologjik, por kimioterapinë zgjodhi ta bëjë në privat ndërsa ilaçet duke i blerë vetë.
Elona është autore e dy librave psiko-emocional dhe në rrugën e shërimit e ka ndihmuar shume edhe meditimi. Ndonëse rregullsia në vizita nuk e ndikoi shumë, ajo përsëri insiston që gratë të kontrollohen 1 herë në 6 muaj.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




