Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi premton ndërtimin e tuneleve në sheshin “Skënderbej”

Pas premtimit për realizimin e transportit urban falas, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, ka premtuar se do të ndërtojë dy tunele në sheshin “Skënderbej” për të lehtësuar qarkullimin në qendër të Tiranës.
Në një video në rrjetet sociale kandidati i opozitës shpjegon se projektin e ka konsultuar me urbanistë. Sipas tij kostoja e zbatimit të projektit arrin në 4.5 milionë euro, për rreth 400 metra tunel.
Në fakt ideja e ndërtimit të tuneleve në qendër të Tiranës nuk është e re.
Ajo është hedhur katër vjet më parë nga kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj. Në atë kohë zoti Veliaj propozoi që qarkullimi jugor i Unazës së Vogël të kalonte me një tunel nga Parku Rinia te rruga George W. Bush te Parlamenti.
Sheshi “Skënderbej” është inaguruar në qershor të vitit 2017. Për rindërtimin dhe sistemimin e tij janë shpenzuar mbi 15 milionë euro.
Pas vlerësimit që mori në Bienalen e Çikagos, në vitin 2017, në vitin 2018 Sheshi “Skënderbej” në vitin 2018 mori çmimin si hapësira më e mirë publike e urbane në Europë, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim.
Ai u cilësua si një shesh monumental mahnitës, çlodhës, dhe një nga projektet më emocionues të këtij viti.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




