Kandidati i PS për Kolonjën, Erion Isai akuzon kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për dhunë! Ethem Lumani: Ka tentuar të blejë vota

Kandidati socialist për Bashkinë e Kolonjës, Erion Isai, pretendon se është dhunuar mesnatën e djeshme.
Sipas gazetarit të RTSH në Korçë, Llazi Saro, Isai pretendon ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, teksa dyshohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani, së bashku me disa simpatizantë të opozitës, kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.
Sipas tij, njeri nga simpatizantët e “Bashkë Fitojmë”, i identifikuar si Esmerald Kacolli, i ka bllokuar rrugën Isait dhe më pas e ka goditur me grusht në fytyrë.
Nga ana tjetër, Lumani pretendon se ka pasur sinjalizimi se Isai ndodhej në zonë duke bërë fushatë dhe duke tentuar të blejë vota. Sipas Lumanit, ka qenë Isai që ka provokuar ata, teksa pretendon se megjithë tensionet, nuk ka patur dhunim.
Pas kësaj ngjarje mësohet se Isai dhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” kanë shkuar në komisariat për të bërë denoncimet përkatëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




