Kane për rekord në Mynih, Bayern e regjistron në Superkupë

Gjermani | 3 vite më parë

Harry Kane është numri 9 i ri i Bayern-it. Rekordmenët e Gjermanisë kanë zyrtarizuar sot blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, e cila njëkohësisht është edhe më e shtrenjta e Bundeligës. 30-vjeçari, i cili i kushtoi klubit nga Mynihu plot 100 milionë euro (pa llogaritur bonuset), iu drejtua me një mesazh tifozëve të rinj.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Bayern-it. Ky klub është njëri nga më të mëdhenjtë në botë dhe unë gjithmonë kam thënë se dua që të konkuroj në nivele të larta. Ky klub dallon për nga mentaliteti fitues dhe për këtë arsye ndihem shumë mirë që jam këtu”, tha Kane.

Sulmuesi do të jetë lojtari i tretë anglez, pas Owen Hargreavs dhe Omar Richards, që aktivizohet për Bayern-in. Ndërsa zyrtarët e Bayern kanë bërë me dije se kanë mundur që ta regjistrojnë Kane për takimin e sotëm.

Në 20:45. në “Allianz Arena” skuadra e Bayern sfidon Lajpcig për trofeun e parë sezonal, Superkupën e Gjermanisë. Një shans i artë për “Uraganin” që të nisë aventurën bavareze me diçka të panjohur më parë, fitimin e një trofeu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme