Kane vendos rekord, Bayern mposht Këlnin dhe rimerr vendin e

Gjermani | 3 vite më parë

Java e 12-të e Bundesligës hapet me fitoren e Bayern. Bavarezët nuk magjepsën kundër Këlnit, duke humbur shumë mundësi dhe duke dominuar në posedimin e topit, dhe u kufizuan në një 1-0 kundër skuadrës që ndodhet në fund të tabelës. Harry Kane firmosi fitoren, e cila vlen parakalimin momental të Bayer Leverkusen. Anglezi arriti 18 gola në 12 ndeshje dhe mposhti rekordin e Gerd Müller, i cili ishte me 17 gola.

Trajnerin Tuchel e gëzon një Harry Kane, i cili e lejon të komandojë kampionatin për një natë me 32 pikë, +1 ndaj një Bayer Leverkusen që do të jetë në gjendje të përgjigjet dhe të kryejë kundërparakalimin që nesër. Fillimi i ndeshjes ishte i gjallë, me Choupo-Moting që humbi mundësinë e parë dhe mbrojtësi Hübers shpëtoi Këlnin në dy raste. Vendasit e panë veten në sulm vetëm pas dhjetë minutash, me Neuer vendimtar ndaj Thielmann, por më pas u ndëshkuan.  

Në fakt, Bayern kaloi në epërsi në minutën e 20-të, me goditjen e Harry Kane, pasi një goditje e Choupo-Moting ishte shpëtuar në vijë. Golit më të lehtë i vlen edhe një rekord tjetër i Bundesligës për ish-lojtarin e Tottenham: askush nuk kishte shënuar 18 gola pas 12 ditësh, duke tejkaluar një të shkëlqyer të turneut si Gerd Müller (17).

Në vazhdim, Bayern dominoi, por nuk arriti të dyfishojë epërsinë. Schëäbe u tregua vendimtar në dy raste. Mbylletpjesa e parë me rezultatin 1-0, me protagonist Neuer në finale ndaj Kainz. Në pjesën e dytë filloi vorbulla e ndryshimeve, me Sanén ende të rrezikshëm, por pa e gjetur rrjetën. Edhe Kane shpërdoroi, ndërsa Laimer mbrohet me mjeshtëri dhe mbron fitoren e Bayernit.

Përveç një traverse nga Coman, në vazhdim nuk ka mundësi të mëdha shënimi dhe Tuchel mund të festojë fitoren 1-0: skuadra e tij mund të kishte merituar më shumë, por për një natë do të kryesojë Bundesligën. Këlni mbetet i fundit me gjashtë pikë, së bashku me Union Berlin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme