Kanosi me armë gjahu gruan dhe dy vajzat, në pranga 46-vjeçari! Kapet duke i ikur policisë me motoçikletë

Aktualitet | 3 vite më parë

 Një 46- vjeçar është vendosur në pranga pasi ka kërcënuar gruan e tij dhe vajzat, se do t’i vriste me armë gjahu. Shtetasi me iniciale Sh. Xh., 46 vjeç, i cili është kapur nga forcat “Shqiponja” në tentativë për t’ju shpëtuar, duke u larguar më në motoçikletë pasi kanosi familjarët me armën e gjahut.

 Uniformat blu kanë sekuestruar armën e gjahut me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikletën me të cilën tentoi të largohej.

“Kanosi për jetën, me armë gjahu (çifte), bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, kapet në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në tentativë për t’u larguar me motoçikletë, 46-vjeçari.

Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) dhe motoçikleta. Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e sotme, se një shtetas po kanoste për jetën, me armë gjahu çifte, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, në banesë, në lagjen “15 Tetori”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej”, bën të ditur policia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme