Kanosi vëllanë për motive pronësie, arrestohet 59-vjeçari dhe djali i tij

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie, duke vënë në pranga babë e bir.
Sipas bluve të kryeqytetit, bëhet me dije se 27-vjeçari së bashku me babanë e tij kanë kanosur vëllanë e këtij të fundit për motive pronësie.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu, tre granata, tre ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.
“Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve 59 vjeç dhe, 27 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, vëllain e 59-vjeçarit.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




