Kantieri i DRSHTRR Fier/ Kryeministri Rama: Koncensionin famëkeq të kolaudimit të mjeteve, tanimë e ka rimarrë në dorë shteti

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se koncensionin e kolaudimit të mjeteve e ka rimarrë në dorë shteti. Rama shkruan në Facebook se bëhet fjalë për kantierin e DRSHTRR Fier. Sipas kreut të qeverisë, do të bëhet rindërtim tërësor i objekteve, pajisjeve e mobilim i ri.

Postimi i plotë:

Koncesionin famëkeq të kolaudimit të mjeteve, të cilin e bënë pikërisht të paudhët që sot gërrthasin për çdo punë tonë e vajtojnë përditë me lotë krokodili për “eksodin” e shqiptarëve, tanimë e ka rimarrë në dorë shteti dhe të gjitha këto pika shërbimi po ndryshojnë si nata me ditën

Ky është kantieri i DRSHTRR Fier, pjesë e planit transformues të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar, ku ofrohet shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh

Rindërtim tërësor i objekteve, pajisje e mobilim krejt i ri, kullime, trotuare e gjithçka duhet për oborrin e ri, me fonde 100% nga vetëfinancimi i DPSHTRR, të cilat deri dje i grabisnin ata që sot bërtasin, “Kapeni hajdutin!”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme