Kaos dhe zhurmë në Kuvend/ Opozita përplas tavolinat, Spiropali: Bjeri Albana se i bie bukur, por të mungon Mondi

Politikë | 4 vite më parë

Opozita duket e vendosur në qëndrimin për moslejimin e zhvillimit normal të seancës plenare. Deputetët demokratë kanë nisur përplasjet e tavolinave në Parlament, teksa Ministrja Elisa Spiropali po mbante fjalën për Projektligjin “Për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish- ndërmarrjeve bujqësore”.

Ministrja Spiropali ka ironizuar sjelljen e opozitës, duke përmendur deputetin e përjashtuar Edmond Spaho, për fryrjen e bilbilit dhe mos lejimin e punimeve të seancës parlamentare. “Bjeri Albana se i bie bukur, por të mungon Mondi s’ke ç’i bën”, tha Spiropali.

Më herët, deputeti Zef Hila akuzoi Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se mashtron kur shprehet se në qendrën sociale Besa në Barbullush janë përmirësuar të gjitha problematike e konstatuara muaj më parë.

Edhe këtë të enjte opozita opozita bllokoi foltoren e Kuvendit me kërkesën për praninë e Kryeministrit Edi Rama që të japë përgjigje për çështjen McGonigal, edhe pse kryeministri ndodhet për një vizitë zyrtare në Japoni. Një pjesë e deputetëve demokratë të cilët ishin përjashtuar u rikthyen sot në seancë plenare pas përfundimit të masës së marrë ndaj tyre.

Lexo dhe: Opozita pas 3 marsit, Balla: S’do jeni më kështu! Replikon Berisha: Do mbash përgjegjësi

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme