Kaosi i opozitës, Basha: Rama nuk dëgjon nga ai vesh

Politikë | 3 vite më parë

Gazetarja Anila Basha deklaroi në emisionin “3D” se deputetët që po mbështesin  ish-kryeministrin Berisha po përdorin çdo mekanizëm të mundshëm për të tërhequr vëmendjen e mazhorancës, por mesa duket tha ajo, Rama dhe kjo qeveria nuk dëgjojnë farë nga ky “vesh”.

“Në këto momente opozita po kërkon mjete, jo mekanizma , si të vazhdojë kauzën e vetë. Në tryezë nuk po ulet dhe nuk ka asnjë mundësi, kanalet komunikimet nuk po gjenden” u shpreh Basha.

Sipas saj, ambasadorët po qëndrojnë larg dhe thonë se këto janë probleme të brendshme ndaj opozita po përpiqet të gjej një formë reagimi që të ulet me mazhorancën.

“Mekanizmat e përdorura nga mbështetësit e  Sali Berishës, nuk po arrijnë të  tërheqin vëmendjen sepse mesa duket Rama dhe kjo mazhorancë  nuk dëgjojnë fare nga ky vesh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme