Kapen 93 pako me mallra kontrabandë në Tiranë, në kërkim administratorja e një poste private

Aktualitet | 4 vite më parë

Një 32-vjeçare, administratore e një poste private në Tiranë, është shpallur në kërkim pasi akuzohet se tregtonte mallra kontrabandë dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Specialistët kundër Krimit Ekonomik sekuestruan “93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave”.

Gjithashtu po procedohen në gjendje të lirë 3 persona të punësuar për tregtimin dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.

Mallrat e futura kontrabandë u gjetën gjatë një kontrolli të magazinave së postës.

Si rezultat gjatë operacionin të koduar “Pakot postare 2” u shpall në kërkim “32-vjeçarja A. D., banuese në Tiranë, administratore e një poste private dhe po hetohen në gjendje të lirë L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme