Kapen duke bërë gara shpejtësie, policia shoqëron 11 persona. Ndëshkohen edhe me gjobë

Policia ka shoqëruar në komisariat 11 drejtues mjetesh pasi janë kapur duke kryer gara shpejtësie të kundërligjshëm në zonën e Mulletit.
“Organizuan gara shpejtësie në Mullet dhe bënë thirrje në rrjete sociale për zhvillimin e tyre, Policia Rrugore e Tiranës ndërhyn në kohë duke parandaluar zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm. Identifikohen dhe shoqërohen në Komisariat, 11 drejtues automjetesh”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Pas konstatimit në rrjetet sociale ku bëhej thirrje për gara shpejtësie që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugësë, policia ka identifikuar dhe ka shoqëuar drejtuesit e mjeteve.
Gjithashtu, ndaj tyre është vendosur gjobë nga 15 mijë deri në 40 mijë lekë të rinj.
“Pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve.
Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar”, përfundon në njoftimin e saj policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




