Karamuço: Beleri duhej dënuar përpara. Ai i ka shpëtuar drejtësisë për masakrën e Peshkëpisë në 1994

Për ekspertin e Kriminalistikës, Ervin Karamuço, Fredi Beleri duhej të ishte dënuar vite më parë.
Në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, Karamuço tha se Beleri i ka shpëtuar drejtësisë për masakrën e Peshkëpisë ndërsa tregoi më shumë detaje nga këto ngjarje, lidhur me Belerin.
Sipas tij, dënim me 2 vjet burg është i gabuar pasi për akuzat që ka duhet të paktën një dënim deri në 5 vjet.
“Është bërë gabim. Korrupsioni pasiv në zgjedhje dënohet deri në 5 vjet dhe Beleri është dënuar 2 vjet. Me këtë dënim sot, atij i duhen edhe 8 muaj që të dalë nga burgu. Detyrën nuk e merr, madje nuk garon më kurrë. Ne kemi një histori të gjatë që shteti ka pasur me këtë person. Duke filluar me ngjarjet e Peshkëpisë ku ai ka mbetur i dyshuar, por ky dyshim ngeli jo se e lamë ne si shtet, por nuk bashkëpunoi shtetin grek. Kur është rihapur çështja e Peshkëpisë dhe është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të rënda, dokumenti i cili do ta çonte pas hekurave ka qenë një vendimi i gjykatës së Janinës, ku u dënua për armëmbajtje pa leje. Nga ana e qeverisë dhe drejtësisë shqiptare është insistuar që dokumenti të vijë me letër porosi zyrtarisht sepse ishin të shkruar numrat e serive të armëve që i janë kapur atë kohë. Dhe kur të vinte ajo, dhe armët të krahasoheshin me armët që ishin vjedhur në Peshkëpi, atëherë do të ngrihej akuza dhe do të arrestohej. Gjë që shteti grek nuk e solli asnjëherë atë dokument.
Në 2018 kur u thirr i tha Prokurorisë së Krimeve të Rëndë. që nuk jam dënuar për ngjarjen e Peshkëpisë dhe ka vendimin. Mesa duket u konsultua që nuk duhej ta sillte vendimin dhe kështu i shpëtoi ngjarjes së parë”, u shpreh Karamuço.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




