Karamuço: Beqaj bëri gabim që foli dhe dha hollësi

Pas 9 orësh në pyetje në SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj dha detaje për mediat në lidhje me atë se për çfarë ishte pyetur nga prokurorët, teksa tha se hetimet për çështjen e koncesionit të sterilizimit duhet të zgjerohen. Por për ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuço, fakti që Beqaj foli për mediat, ishte një gabim.
Në studion e emisionit “3D”, Karamuço tha se Beqaj mund të jetë duke dhënë mesazhe të koduara, teksa hodhi hipotezën se mund të jetë duke kërkuar edhe ndihmën e mediave që çështja të zgjerohet.
“Në dijeninë time ky është personi i vetëm që në 3 herë që ka vajtur është mbajtur më gjatë sesa të tjerë në hetime. Duan të rifitojnë kohën e humbur sepse në momentin që u caktua masa e sigurisë për grupin e parë, prokurorët nuk e kishin nën akuzë zotin Beqaj dhe pas kësaj, me vendimin që dha gjyqtari, i vuri në detyrë prokurorët që të ndërmerrnin të gjitha veprimet dhe veprimet kanë vatur shumë larg.
Zoti Beqaj ka bërë një gabim që nuk e ka bërë herët e tjera, që ka folur, ka dhënë detaje të asaj për çfarë është pyetur, ndërkohë që herët e tjera ka thënë ‘no coment’ dhe është larguar. Se çfarë do të japë si mesazh, qoftë mesazh i koduar, qoftë për të sqaruar, që se ka detyrim. Edhe hetuesit thonë që këto detaje është më mirë të mos dalin në media, për interesim tënd. Nuk e di për çfarë i ka thënë këto sot, mbase ka kërkuar ndihmën e analistëve, mediave që të bëjë një trysni që kjo të zgjerohet sepse ka persona të tjerë edhe nuk jam unë, një formë e shfajësimit, por është gabim”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




