Karamuço: Ja 3 personazhet që janë vënë në shërbimet ruse!

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushit në RTSH, Karamuço u shpreh se në Shqipëri ka pasur këshilltar të cilët janë vënë në shërbim të rusëve apo edhe ambasadës kineze.
Gjithashtu sipas Karamuços tha se një këshilltar i pushtetit ekzekutiv shiste të dhëna apo kanë dhënë informacione për të gjitha lëvizjet e ministrit të brendshëm dikur.
“Për të ardhur tek ne, nuk fillojmë me mediat por fillojmë me politikën, jo më larg se 100 metra nga këtu ke një fotografi të shërbimit informativ shtetëror ku një këshilltar i lartë takohet me shefin e sigurisë së ambasadës ruse dhe me një këshilltar politik, fotografohen, ja çojnë eprorit të tij dhe i thonë, ky çfarë pune bën? Punë për ty apo për rusët dhe ai u detyruar të jap dorëheqjen.
Kemi rastin tjetër të kapur të një këshilltari tjetër të pushtetit ekzekutiv i cili shiste të dhëna dhe këto janë raporte të SHISH-it nuk janë imagjinare.
Kemi një tjetër që kapin para ambasadës kineze duke dhënë informacione për të gjitha lëvizjet e ministrit të brendshëm të para disa viteve dhe të protokollit me dokumente në dorë. Dhe vazhdojnë të vihen edhe të tjerë në shërbim”, u shpreh Karamuço.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



