Karburantet, ulet sërish çmimi naftës dhe i benzinës, nuk ndryshon i gazit

Çmimi i karburanteve vijon të ulet në vendin tonë. Bordi i Transparencës ka vendosur sot të ulë çmimin e hidrokarbureve, duke vendosur tarifa të reja. Sipas Bordit, nga dita e sotme nafta do të shitet me 196 lekë/litri, krahasuar me dy ditë parë, ajo pëson një ulje prej 2 lekësh. Ulje me 4 lekë ka pësuar edhe çmimi i benzinës, i cili do të shitet me 175 lekë/litri.
Ndërkohë, çmimi i gazit do të mbetet i njëjtë, ai do të tregtohet me 69 lekë/litri.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet”,- thuhet në njoftimin e Bordit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



