Karriera ime është e lidhur ngushtë me atë të Federer

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Falë triumfit ditën e diel në Roland Garros, tenisti spanjoll Rafael Nadal barazoi rekordin e 20 fitoreve në grand slam, që mbahej nga Roger Federer. Tashmë të dy tenistët janë në krye të renditjes, duke i bërë ata dy nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti.

Duke folur për këtë rezultat, Nadal tha: “Unë dhe Roger kemi një marrëdhënie të shkëlqyer prej vitesh. Kemi një admirim të madh për njëri-tjetrin. Kemi ndarë së bashku disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës tonë. Jemi sfiduar deri në atë pikë, sa kemi krijuar një rivalitet që ka kaluar kufijtë e tenisit”.

“Fakti që arrita kuotën e 20 grand slam, duke barazuar rekordin e Roger, është i rëndësishëm për mua. Është një nder i madh, diçka e jashtëzakonshme”, tha Nadal, që udhëheq 24-16 në përballjet direkte me Federer.

Spanjolli e fitoi për të 13-n herë në karrierën e tij grand slam-in e Roland Garros.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme