Karta e studentit, 300 studentë aplikojnë në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër

Sociale | 3 vite më parë

Që prej 23 shkurtit studentet e universitetit “Eqrem Çabej” ne Gjirokastër mund të përfitojnë kartën e studentit.

Sipas zëvëndës rektorit Jaho Cana, kjo kartë u mundëson studentëve qasje në një gamë të gjerë shërbimesh me çmime të reduktuara, duke përfshirë fushat e artit dhe kulturës, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, arsimit, sportit, transportit, turizmit,  si dhe shërbime të tjera nga subjekte shtetërore dhe private.

Sipas zevendes rektorit Cana, studentët duhen të aplikojnë pranë universitetit “Eqrem Çabej” për të përfituar kartën.

“Kjo paketë përfshin të gjithë studentët pa përjashtim. Kjo është një punë individualë që bëjnë vetë studëntët, shkopjnë tek qendrat ku i tërheqin dhe përfitojnë shërbime të rëndësishme”, tha rektori.

Karta e Studentit është rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe të frytshme, e cila tashmë është bërë realitet falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve arsimore, bashkive  dhe sektorit privat.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme