KAS e rrëzoi, Berisha: Kjo është ndarja përfundimtare me Alibashën, e bën PD-në më të besueshme

Politikë | 4 vite më parë

“PD ndahet përfundimisht nga pengje të shpërfytyruara të marrë peng nga Rama dhe vazhdon si lokomotivë e idealeve”. Kështu ka deklaruar këtë të premte (24 mars) ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me vendimin e KAS për njohjen e PD-së së Alibeajt si subjekt zgjedhor në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Për Berishën, Alibeaj nuk është tjetër, veçse një person që shitet dhe blihet nga Kryeministri Edi Rama.

“Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton.

PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë. Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve.

Kjo që unë denoncova tani, pseudoshitjen me 9 milionë, siç shitet dhe blihet televizioni, shitet dhe blihet kryetari i PD i emëruar nga Edi Rama”, tha Berisha, teksa theksoi se kjo është ndarja përfundimtare që e bën PD-në më të besueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme