Kastrioti dhe Lushnja ndahen në paqe

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Nuk ka fitues në sfidën e vetme që është luajtur sot në Kategorinë e Parë, pasi Kastrioti dhe Lushnja janë ndalur në një barazim 1-1 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit.

Lagunarët mbyllin pjesën e parë në avantazh falë një goli shumë të bukur të shënuar nga Preknicaj, por krutanët kanë reaguar në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Kapllanin.  Të dyja skuadrat detyrohen të ndajnë nga një pikë.

Lushnja ngjitet në kuotën e 23 pikëve dhe është vetëm 3 pikë larg zonës së Play Off-it, ndërsa Kastrioti shkon në kuotën e 16 pikëve, por vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme