Kastro Zizo tregon fabulën e këngës së tij: Si u bë Timo Flloko, pjesë e saj. Fitoftë më i miri

Kulturë | 3 vite më parë

Në prag të nisjes së Festivalit të 62′ të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, këngëtari i njohur, Kastro Zizo ka shpjeguar fabulën e këngës së tij, tekstin e së cilës e ka shkruar Timo Flloko.

Këngtëari tregoi edhe mesazhin që bart kënga e tij ndërsa uroi që në këtë Festival të 62’ të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

“Që në momentin që i shpjegova fabulën ai u bë pjesë e gjësë dhe jam shumë i nderuar që u bë pjesë e këtij projekti. Njerëzimi është në një moment që quhet trashandeca njerëzore. Homo-sapiensi është drejt fundit dhe me këtë mesazh të këngës tentoj të përgatis njerëzimin për një këngë të re e që pret. Aty finalizohet me një love-story të ccuditshmet që kanë ndodhur ndonjëherë. Jam nderuar që jam pjesë e 31 pjesëmarrësve, kështu që fitoftë më i miri”, u shpreh Zizo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme