Katar 2022: Mbrëmje barazimesh, fiton vetëm… Luksemburgu

Uncategorized | 6 vite më parë

Në grupin A të kualifikueseve të Kupës së Botës 2022, Serbia dhe Portugalia u ndalën në një barazim 2-2. Lojë me dy fytyra në Beograd me kampionët në fuqi të Europës, me dy gola përpara në pjesën e parë falë dopietës së Diogo Jota. Hyrja e Radonjic, megjithatë, ndryshon Serbinë: dy asistimet e tij për rikthim deri në barazimin e nënshkruar nga Mitrovic dhe më pas nga Kostic në fund të një kundërsulmi të përsosur.

Republika Çeke dhe Belgjika nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ballafaqimin mes tyre. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh me një goditje të bukur të Provod në minutën e 50-të, por që ka zgjatur vetëm 10 minuta pasi belgët kanë vendosur barazpeshën me anë të Lukakut, 1-1.

Sllovakia ka barazuar në shtëpi, 2-2 përballë Maltës. Përfaqësuesja malteze ka befasuar në pjesën e parë, ndërsa ka arritur të gjejë një avantazh prej dy golash në harkun e katër minutave, Gambin 16’dhe Satariano 20’. Vendasit i janë përgjigjur me Strelec 49’ dhe Skriniar 53’ .

Surprizën e mbrëmjes e ka dhuruar Luksemburgu, që ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Irlandës në “Aviva Stadium”, tempulli i sportit në Dublin. Gjithçka u vendos nga një gol i Gerson Rodriguez në minutën e 85-të.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme