Kategoria e Parë: Dinamo kap kreun, Korabi mund Burrelin

Janë luajtur gjashtë ndeshje në Kategorinë e Parë: katër në Grupin A dhe dy në Grupin B, të vlefshme për javën e 15-të. Në Grupin A, Dinamo nuk ka gabuar në “derbin” me Partizanin B, duke fituar me rezultatin 3-0. Uelber, Xhixhiua dhe Da Silva janë autorët e golave për blutë e kryeqytetit. Një sukses që i ka dhënë Dinamos dhe vendin e parë në klasifikim, por një ndihmesë e madhe i ka ardhur dhe nga Korabi, që ka mundur Burrelin me rezultatin 1-0. Suksesi i dibranëve në këtë javë mban firmën e Ismailajt, që me golin e tij detyroi skuadrën matjane të dorëzojë vendin e parë. Vora ka marrë një fitore 2-1 në transfertën me Orikun, ndërsa mes Erzenit dhe Besëlidhjes është mbyllur në barazim 0-0.
Në Grupin B, Flamurtari është rikthyer tek fitorja, duke mundur Elbasanin me rezultatin 1-0. Goli i shënuar nga Diamanti në minutën e 9-të i ka rikthyer vlonjatët tek suksesi, ndërsa elbasanasit mbeten në fund të klasifikimit. Tomori vazhdon të triumfojë, teksa në sfidën e radhës ka mundur Turbinën në transfertë me rezultatin 2-1.
KATEGORIA E PARË
REZULTATET/GRUPI A
Dinamo-Partizani B 3-0
Golat: Uelber 11′, Xhixhiua 25′, Da Silva 76′
Erzeni-Besëlidhja 0-0
Korabi-Burreli 1-0
Golat: Ismailaj 75′
Oriku-Vora 1-2
Golat: Nuri 30’/ Vata 8′, Sadiku 67′
RENDITJA/GRUPI A
|
# |
Skuadrat |
Nd. |
F |
B |
H |
G.SH |
G.P |
+/- |
P |
|
1 |
13 |
9 |
2 |
2 |
18 |
4 |
+14 |
29 |
|
|
2 |
13 |
8 |
4 |
1 |
23 |
8 |
+15 |
28 |
|
|
3 |
14 |
8 |
3 |
3 |
15 |
8 |
+7 |
27 |
|
|
4 |
14 |
5 |
4 |
5 |
15 |
11 |
+4 |
19 |
|
|
5 |
14 |
5 |
2 |
7 |
8 |
17 |
-9 |
17 |
|
|
6 |
13 |
3 |
5 |
5 |
12 |
12 |
+0 |
14 |
|
|
7 |
13 |
3 |
2 |
8 |
5 |
13 |
-8 |
11 |
|
|
8 |
13 |
2 |
4 |
7 |
9 |
20 |
-11 |
10 |
|
|
9 |
13 |
2 |
4 |
7 |
11 |
23 |
-12 |
10 |
REZULTATET/GRUPI B
Turbina-Tomori 1-2
Golat: Kristofer 55’/ Canko 41′, Qato 73′
Flamurtari-Elbasani 1-0
Golat: Diamanti 9’
RENDITJA/GRUPI B
|
# |
Skuadrat |
Nd. |
F |
B |
H |
G.SH |
G.P |
+/- |
P |
|
1 |
12 |
8 |
4 |
0 |
22 |
3 |
+19 |
28 |
|
|
2 |
12 |
7 |
2 |
3 |
20 |
11 |
+9 |
23 |
|
|
3 |
11 |
6 |
1 |
4 |
18 |
12 |
+6 |
19 |
|
|
4 |
11 |
5 |
3 |
3 |
16 |
7 |
+9 |
18 |
|
|
5 |
11 |
4 |
4 |
3 |
12 |
15 |
-3 |
16 |
|
|
6 |
11 |
3 |
5 |
3 |
12 |
13 |
-1 |
14 |
|
|
7 |
12 |
3 |
1 |
8 |
7 |
18 |
-11 |
10 |
|
|
8 |
12 |
0 |
0 |
12 |
4 |
32 |
-28 |
0 |
|
|
9 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
+0 |
-3 |
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




