Kategoria e Parë, Java e 22-të premton spektakël

Java e 22-të e Kategorisë së Parë vjen me sfida tepër interesante. Ditën e premte do të luhen dy sfida, duke filluar nga ora 15:00 Luzi do të presë Lushnjen, takim që do të transmetohet për të gjithë teleshikuesit në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa takimi tjetër është mes Apolonisë dhe Burrelit, dy skuadrat që ndodhen në mesin e tabelës dhe kërkojnë me patjetër gjashtë vendet e para.
Ditën e shtunë, kryendeshja e kësaj jave është mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Ekipi vlonjat është vetëm tre pikë larg nga korcarët që deri tani po kryesojnë me meritë. Një sfidë që askush nuk kërkon ta humbasë, sidomos kur jemi në 5 javët e fundit të kampionatit. Besëlidhja e vendit të fundit, do të tentojë të bëjë diçka ndaj Tomorit në Lezhë, ndonëse koha nuk premton pasi 17 pikë në klasifikim dhe 8 distanca larg nga zona play-out është shumë. Të dielën, kjo javë mbyllet me dy ndeshje si Turbina-Dinamo dhe Korabi- Oriku. E.Ç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




