Kategoria e Parë: Tomori, Pogradeci e Turbina nuk falin

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me tri sfida që i takojnë Grupit B, të vlefshme për javën e 17-të. Bien ë sy fitorja e Tomorit në fushën e Luzit përballë Besës, në këtë rast skuadër pritëse, me rezultatin 2-0. Dy golat u shënuan në pjesën e dytë nga Pepa (72″) dhe Sharavolli (83″).
Pogradeci ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Flamurtarit, që vazhdon të zhgënjejë me rezultatet e arritura deri tani. Goli me vlerën e tri pikëve për pogradecarët u shënua nga Balla (57″).
Fitore edhe për Turbinën, që ka mundur Lushnjën me rezultatin 2-1. Zylyftari zhbllokoi sfidën në favor të vendasve në minutën e 18-të, por lushnjarët arritën të barazojnë në fillimin e pjesës së dytë me anë të Xekës 46’. Gjithsesi, Turbina ka arritur të gjejë golin e fitores me anë të Yuri në minutën e 71-të, duke marrë tri pikë të rëndësishme.
KATEGORIA E PARË
Rezultatet/Grupi B
BESA-TOMORI 0-2
Golat: Pepa (72″), Sharavolli (83″)
TURBINA-LUSHNJA 2-1
Golat: Zylyftari (18″), Yuri (71″)/ Xeka (46″)
FLAMURTARI-POGRADECI 0-1
Golat: Balla (57″)
RENDITJA/GRUPI B

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




