KE: Qëndrimi për Fondin e Rimëkëmbjes nuk ndryshon

Qëndrimi i Komisionit Europian për kushtet e shtetit të së drejtës nuk ndryshon, theksoi zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, për ata që kërkojnë reagime pas takimit të drejtuesve të Polonisë dhe Hungarisë, të cilët përsëritën veton e tyre mbi buxhetin e BE dhe fondin e rimëkëmbjes.
Ashtu si presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ai shpjegoi në seancën plenare të Parlamentit Europian, se mekanizmi korrespondon me marrëveshjen e korrikut. “Ne mendojmë se është një mekanizëm që përqendrohet në mbrojtjen e buxhetit europian dhe që garanton një aplikim të drejtë dhe objektiv”, shtoi ai. “Për më tepër, çdo vendim i marrë mund të sillet në vëmendjen e Gjykatës Europiane të Drejtësisë”, nënvizoi Mamer
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




